Bakllava turke me arra
Ingredientet:
-
500 g pete bakllava
-
300 g gjalp i shkrire
-
250 g arra te grira
-
2 luge gjelle sheqer
-
1 luge kanelle
-
500 g sheqer
-
400 ml uje
-
Lenge gjysme limoni
Pergatitja:
-
Fillo duke pergatitur sherbetin: ziej sheqerin me ujin per 10 minuta dhe ne fund shto lengun e limonit. Lere te ftohet plotesisht.
-
Ndaj petet e bakllavase dhe lyje secilen me gjalp te shkrire.
-
Pas çdo 5 petesh, hidh nje shtrese me arra, sheqer dhe kanelle.
-
Pasi te mbarosh te gjitha, prite bakllavane ne copa trekendeshe ose katrore.
-
Hidhi pjesen e mbetur te gjalpit siper dhe piqe ne 170°C per rreth 45 minuta, derisa te marre ngjyre te arte.
-
Kur bakllavaja te jete pjekur, hidhi sherbetin e ftohte siper dhe lere per disa ore te laget mire.
Pershkrimi:
Bakllavaja eshte nje nder embelsirat me te vjetra dhe me te famshme ne rajon. Ne Turqi, ajo konsiderohet nje art me vete. Tradicionalisht pergatitet ne festa te medha si Bajrami ose dasma, por ne Shqiperi ajo eshte bere pjese e cdo tavoline familjare. Sekreti i nje bakllavaje te shkelqyer qendron ne petet shume te holla dhe ne perdorimin e gjalpit te paster, jo margarine. Aroma e kanelles dhe embelsia e sherbetit krijojne nje balanc perfekt. Disa preferojne ta bejne me pistaqi, por arra jepin shijen autentike ballkanike. Kur hahet e ftohte, bakllavaja eshte nje shperthim shije, aromash dhe kujtimesh te femijerise. Nje kombinim perfekt me nje kafe turke te forte.



