Tiramisu italiane klasike
Ingredientet:
-
250 g mascarpone
-
3 veze te fresketa
-
100 g sheqer
-
200 g biskota savoiardi
-
250 ml kafe e forte
-
Kakao pluhur per siper
Pergatitja:
-
Ndaj te bardhat nga te verdhat e vezeve. Rrih te verdhat me sheqerin derisa te behet nje mase e bute dhe me ngjyre te hapur.
-
Shto mascarponen dhe perzieje me kujdes derisa masa te jete kremoze.
-
Ne nje ene tjeter, rrih te bardhat derisa te behet shkume e forte dhe pastaj bashkoji ngadale me kremin.
-
Zhyt biskotat savoiardi ne kafe per pak sekonda, mos i lesho shume qe te mos zbuten teper.
-
Vendosi nje shtrese biskotash ne nje tave, pastaj hidh siper nje shtrese kremi. Përsërite derisa te mbarosh perberesit.
-
Lere ne frigorifer per te pakten 4 ore dhe para se ta servosh, sperkate me kakao pluhur.
Pershkrimi:
Tiramisu eshte nje nga embelsirat me te dashura ne bote, e lindur ne rajonin italian Veneto. Emri i saj do te thote “me ngrit lart”, sepse permbajtja e kafese dhe kremit e bejne te jete nje kombinim perfekt i energjise dhe shijes. Ne Shqiperi, kjo recete ka marre popullaritet te madh sepse nuk kerkon pjekje dhe eshte shume e thjeshte per tu bere ne shtepi. Sekreti qendron ne perdorimin e vezeve te fresketa dhe ne nje kafe te forte, qe i jep aromen karakteristike. Shumekush pelqen ta personalizoje duke shtuar liker ose pak rum, por edhe pa to, mbetet nje embelsire elegante, perfekte per te ftuarit apo per nje darke speciale ne fundjave. Nje cope tiramisu shkon shume mire me nje espresso te vogel italiane ose nje filxhan kafeje turke.



